TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike për sa kohë që kryetar i komanduar të jetë Enkelejd Alibeaj.
Sula e cilësoi të turpshme fushatën e Alibeajt që bëri në Tiranë dhe në rrethe, ndërsa paralajmëroi se nuk do të bashkëpunojë më me këtë grup parlamentar. Ai tha se nëse nuk ka reflektim nga palët, do të vijojë të jetë i pavarur.
“Unë nuk rikthehem më aty për sa kohë të jetë Alibeaj dhe ata që e drejtojnë nga mbrapa. Unë do punoj me demokratët në zonë, nëse më pranojnë. Nëse jo, do të vijoj të jem i pavarur. Nuk më intereson mandati. Do ti hap rrugën kujtdo figure që ta mbështesim. Edhe unë kam përgjegjësinë time në këto zgjedhje. Unë nuk arrita që mbështetësit e PD-së zyrtare ti vë në krah të kandidatit Pashja”, tha Sula.