AKTUALITET, 17 Maj 2023, 19:15

Demokratja thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli, të fillojmë ringritjen e PD-së!

Demokratja thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli, të

Humbja e demokratëve në zgjedhje u pasua me reagime të shumta nga vetë ata, por edhe akte, siç ishte dorëheqja e Enkelejd Alibeajt. 

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edit Harxhi ka reaguar pas njoftimit të dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, nga posti i drejtuesit të komanduar të Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Harxhi i bën thirrje deputetëve demokratë si, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi etj, që të sjellin vulën në seli. Ajo thotë se tani PD duhet të fillojë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar.

“Tani që Enkeljdi dha 'dorëheqjen', i bëj një thirrje publike, Jorida Tabakut, Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë, silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!”, shkruan Edit Harxhi.