TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

17 maji është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë. Kjo ditë shërben për të rritur vetëdijen e të gjithëve për të drejtat njerëzore të personave lesbike, gej, transgjinorë, interseks dhe të çdo kujt pavarësisht idenditetit gjinor, orientimit e karakteristikave seksuale.
Nën moton “Së bashku gjithmonë. Të bashkuar në diversitet”, sot janë zhvilluar në mbarë botën veprimtari për të dënuar urrejtjen, dhunën dhe diskriminin që u bëhet njerëzve për shkak të gjinisë dhe orientimit të tyre seksual.
Në Tiranë, pjesëtarët të komunitetit LGBTIQ+ dhe veprimtarët e të drejtave të njeriut kanë mbajtur një sërë aktivitetesh për të rritur vetëdijen për të nxjerrë në pah vështirësitë që ndesh ky komunitet dhe vetëdijësuar shoqërinë për tëtë drejtate tyre njerëzore.
Veprimtaritë filluan me shpalosjen publike të flamurit LGBTIQ+ në shkallët e universitetit në Sheshin Nënë Tereza.

Në Hotel Tirana u zhvillua një seminar që solli një panoramë të gjendjessë të drejtave të komunitetit LBGTIQ+ në Shqipëri.
Në mbrëmje, në Sallën COD në Kryeministri aktorja Ema Andrea interpretoi poezi kushtuar kurajës, dinjitetit dhe lirisë njerëzore.
“Hape Zemrën për Dashni” është thirrja që komuniteti LGBTIQ+ ju drejton sot gjithë bashkqytetarëve kudo në Shqipëri. Një shoqëri e drejtë, një shoqëri njerëzore e hap zemrën dhe mendjen për të gjithë.