TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Prindërit duhet të vendosin limite për kohën e qëndrimit të fëmijëve në rrjetet sociale”. Kështu deklaroi eksperti i IT-së, Tom Kallanxhi. Shumë fëmijë bien shpesh pre e konflikteve dhe bullizimeve, apo dhe iu bëjnë në dorë video që nuk kanë përmbajtje të përshtatshme për ta.
“Nuk është platforma që e ka fajin për sherri. Si fillim prindërit duhet të bëjë “parent control”, -tha eksperti. Kallanxh tha se çdo platformë sociale, si Tik Tik apo Instagram dhe Facebook, ka “Parent Control”. Kjo gjë i limiton të rinjtë, në përmbajtën që këto rrjete kanë si dhe kohën që duhet të kalojnë.
“Limitojnë me kë duhet të flasin me mesazhe, shikojnë sa orë ka qëndruar fëmija para telefonit, të njëjtën gjë e ka dhe instagrami… ata duhet të kontrollojnë në kohë reale… dhe tik tok e ka këtë shikon kohën që rri një fëmijë dhe i vendos dhe një limit, në momentin që plotësohet limit, nuk hapet më aplikacioni”,- tha ai. Kohët e fundit janë shtuar debatet e të rinjve, që kanë si pikënisje konfliktet në rrjetet sociale, ku në disa raste fatkeqësisht kanë rezultuar fatale.