AKTUALITET, 17 Maj 2023, 16:28

“Qëlloi me armë drejt automjetit tim”, shpallet në kërkim i riu që terrorizoi banorët në Fushë-Kuqe

“Qëlloi me armë drejt automjetit tim”, shpallet në

Një i ri ka alarmuar banorët e zonës së Fushë-Kuqes, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt një një automjeti në lëvizje.

Denoncimi është bërë nga një 49-vjeçar, që pretendon se shtetasi me inicialet F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.  

"Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.", thuhet në njoftimin e policisë.