AKTUALITET, 17 Maj 2025, 13:53

Berisha: Takime intensive jashtë vendit për të vërtetuar farsën e 11 majit

Berisha: Takime intensive jashtë vendit për të vërtetuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një konferencë për mediet nga selia e kësaj partie se ka bindjen e thellë që faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve.

Duke e cilësuar farsë 11 majin, Berisha tha se PD do të dokumentojë çdo blerje, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit.

“Zgjedhjet ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri. Partia Demokratike do të angazhohet si në lëvizje të fuqishme të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 maj 2025”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, rezultatet e fabrikuara në mënyrën më të turpshme do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar.

“Beteja është e hapur në të gjitha frontet. Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota”, deklaroi Berisha.