AKTUALITET, 3 Tetor 2024, 16:37

“Shfaqja e agresorëve si viktima, hipokrizi neveritëse”/ Salianji letër nga burgu pas tensioneve në Kuvend: Opozita po mbron demokracinë dhe interesin publik

“Shfaqja e agresorëve si viktima, hipokrizi neveritëse”/

Pas tensioneve në Kuvend, deputeti demokrat i burgosur Ervin Salianji, ka dërguar nga burgu i Fierit një letër.

Salianji në letrën dorëzuar avokatit të tij shprehet se shfaqja e agresorëve si viktima është hipokrizi neveritëse, teksa shtoi se krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

“Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, thuhet në ndër të tjera në letër.

Letra;

Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet,  si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.

Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.