TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua sot në Presidencë me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional midis Presidencës dhe Kuvendit, mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin e I-rë të Kapitujve “Themeloret”.
Spiropali vizitoi sot presidentin Begaj, në kohën që në parlament kishte tensione, ndaj dhe versionet për arsyen e takimit ishin të shumta.