AKTUALITET, 3 Tetor 2024, 13:39

'21 Janari', Hoxha pas qendrimit 3 orë në SPAK: Vrasjet ndodhën në 7 sekonda. Kaseta e komunikimit mes gardistëve, e ftohtë! Do të ishte bërë masakër nëse…!

'21 Janari', Hoxha pas qendrimit 3 orë në SPAK: Vrasjet

Pas rreth tre orësh, gazetari Artan Hoxha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u pyet në lidhje me kastën e shumëpërfolur të komunikimit mes punonjësve të gardës.

Ai u shpreh se komunikimi mes tyre është shumë i ftohtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Hoxha shton se komunikimi është regjistruar me diktofon nga dikush që kishte akses në kanalin e komunikimit mes zyrtarëve të lartë.

“Gjykata atëherë vendosi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia dhe nuk kishte komunikim. Kaseta, me anë të saj vërtetohet komunikimi, por komunikimi është rutinë, në momentin pas vrasjes më duket shumë i ftohtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. U regjistrua me diktofon, nga dikush që kishte akses në kanalin ku komunikonin zyrtar të lartë të Gardës. Nëse të shtënat do të zgjasnin 30 sekonda, aty do të ishte bërë masakër”, tha ai.

“SPAK-u ka filluar çështjen. Një nga elementët që prokuroria kërkoi është një kasetë me audio-përgjim, para momentit se të ndodhte vrasja, gjatë momentit që ndodhi dhe pas. Është momenti kur janë dhënë urdhrat nga komandantët e Gardës në 21 janar. Është thënë se nuk ka një server ku janë regjistruar të gjithë komunikimet në radio të drejtuesve të Gardës.

Gjykata në atë kohë tha se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia dhe se nuk ka patur komunikim. kjo kasetë ndihmon hetimin, pasi me këtë kasetë bëhet e qartë që jo vetëm ka patur komunikim, por komunikimi mes drejtuesve të gardës, është një komunikim rutinë mes tyre. Është një kasetë me regjistrim që zgjat rreth 34 minuta.

Momenti që ndodhin vrasjet është 7 sekonda në këto 7 sekonda jepet urdhri për të qëlluar dhe për të ndaluar. Materiali shërben për të identifikuar se kush janë njerëzit apo zinxhiri komandues i gardës, aty dalin edhe drejtues të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e gardës. Materiali i është vënë në dispozicion prokurorisë dhe tani vlerëson prokuroria se për çfarë do u shërbejë atyre”,-tha Artan Hoxha.