TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i 37-vjeçarit shqiptar Ermal Meko në Greqi. Meko u arrestua në vitin 2011 në Greqi për disa akuza si vrasje, tentativë vrasje, grabitje e drogë.
Pasi ka kryer tetë vite burg, në 2019 është liruar nga burgu dhe është riatdhesuar në Shqipëri. Ndërkohë rezulton që në Shqipëri të ketë ndërruar mbiemrin dhe me identitet të ri është futur në Greqi.
Ndërsa granatat që iu gjetën gjatë arrestimit nga policia greke, mësohet se kanë qenë të prodhuara në bllokun lindor.
Në dëshminë e tij ka thënë se granatat e ka blerë në sheshin “Viktoria” në Athinë dhe "do i shisja për të blerë drogë pasi jam përdorues".