AKTUALITET, 16 Gusht 2024, 22:01

Tiranë, një 46-vjeçar plagoset me thikë

Tiranë, një 46-vjeçar plagoset me thikë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Tiranë. Sipas policisë ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00 (16 gusht) në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

Sherri dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit, ku një person goditi me mjet prerës shtetasin D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.