AKTUALITET, 16 Gusht 2024, 16:56

Merr flakë në lëvizje makina në Vlorë, nuk ka të lënduar

Merr flakë në lëvizje makina në Vlorë, nuk ka të

Përfshihet nga flakët një automjet në Bypass-in e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kaninë.

Makina ishte në lëvizje kur ka marrë flakë ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në mjet.

Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale.