AKTUALITET, 16 Gusht 2024, 21:29

Anijet me mbetje toksike, Berisha: Rama po bën biznes me shëndetin e shqiptarëve

Anijet me mbetje toksike, Berisha: Rama po bën biznes me shëndetin e

Kryetari i PD-së Sali Berisha e konsideron heshtjen e Ramës për anijet me mbetje toksike, një akuzë ndaj tij, pasi duket qartë sipas Berishës se është biznesi dirket i kryeministrit.

Për kryedemokratin Berisha, Rama përmes biznesit të mbetjeve po luan me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Berisha: "Miq, përsëri do të kthehem tek anijet fantazmë me helme që u larguan nga Shqipëria dhe që tani enden në detra se askush nuk i pret dhe Shqipëria, vendi që i nisi hesht si varr, hesht si fija e barit.

Kjo heshtje fsheh krime miqtë e mi.

Kjo heshtje e qeverisë së drogës dhe krimit të Edi Ramës, fsheh krime monstruoze mbi shqiptarët.

Kjo heshtje e akuzon Edi Ramë se ky është direkt biznes i tij. Se ky është biznes me helmet, me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

A nuk je ti, a nuk je ti që për karrigen tënde more përsipër të shkatërrohen në Shqipëri armët e Asadit, akt me të cilin tregove se je i aftë të marrësh çdo vendim, të shkatërrosh çdo jetë në këtë vend, vetëm e vetëm për karrigen tënde, për pasurimin tënd.

Tani pse nuk flet o kriminel. Pse nuk flet? Çfarë janë anijet dhe mbetjet e rrezikshme."