TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Dashnor Sula nuk i kurseu kritikat për opozitën e vendit.
Sula tha se opozita nuk duhet të bëjë kompromise me maxhorancën, duke përmendur këtu Kodin Zgjedhor të votuar nga të dyja palët në parlament. Sipas tij, opozita nuk duhet të kthehet në shtojcë të maxhorancës.
“Fatkeqësia e opozitës është se reagimit shoqëror i ka rënë nervi. Kompromiset me maxhorancën duhet të jenë minimale. Opozita duhet të ishte e fortë. Opozita nuk ka përse të kthehet në shtojcë të maxhorancës e ky është problem tepër i madh. Opozita nuk ka identifikuar ende personat që do të drejtojnë fushatën, ndërsa lideri Sali Berisha është në arrest shtëpie.
Nuk mund të vazhdosh më me xhaketa të vjetra, por spektri i opozitës duhet zgjeruar. Votimet e fundit tregojnë se një pjesë e politikanëve të opozitës nuk janë të pëlqyer nga populli dhe duhet të ketë ndryshime të kuadrove”, -deklaroi Sula.