AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 15:45

Sherr në Përmet, plagoset me levë 63-vjeçari

Sherr në Përmet, plagoset me levë 63-vjeçari

Një sherr mes disa personash ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet, ku një 63-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Mësohet se, i plagosur ka mbetur shtetasi Kosta Xhallo, i cili është qëlluar me levë në kokë.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit shumë pranë Komisariatit të Policisë. Pas ngjarjes, 63-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës.

Nga informacionet paraprake, kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.