TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar pas vendimit të ERE për të aplikuar fashën 800 kwh në muajin nëntor dhe dhjetor.
Nga një takim me qytetarë nga Dibra, Balluku tha se aplikimin e fashës e vendos qeveria.
“E kemi thënë dhe përsëritur pavarësisht disinformimit. Para pak doli çmimi i ri i ERE dhe thonë u vendos rritja e çmimit të energjisë.
ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Kështu që si ndodhi në shtator dhe në tetor jemi duke pritur të dhënat sa i përket konsumit i cili ka ndryshuar, është ulur.
Shqiptarët janë sensibilizuar e kanë konsumuar 5% e pak se në tetorin e vitit të kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fashën 800. Fasha 800 nuk është rritje çmimi, por është përfundimi i mburojës për të gjithë shqiptarët. Ne mbulojmë 1 milionë e 90 mijë abonentë familjarë me një mburoje sociale energjetike që ka nisur nga muaji shtator i 2021.
Nëntori do të jetë muaji i 14 që qeveria kompenson çdo abonent familjarë. Energjia nuk ka ndryshuar është 9.5 lekë ashtu si dhe kur megavat orë shitej me 32 lekë, ndërkohë qe sot shitet mesatarisht me 390 euro, apo arrijnë deri në 1040 euro. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin.
Por askush nga qytetarët nuk e ka ndjerë krizën se qeveria i ka mbrojtur fasha 800 ka të bëjë vetëm me ata konsumatorë që kanë konsum më të lartë.
Mbi 800 kwh janë ata familje që duan një pishinë, jo kondicionerin tradicionalë ndaj qeveria nuk mund të mbrojë konsumin e luksit.
Megjithatë ERE sot ka nxjerrë një çmim nëse fasha do vendoset gjatë nëntorit, por nëse fasha do vendoset ne do analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, bazuar në fuqinë prodhuese të kaskadës së Drinit, e në çmimet e tregut të importit”, tha Balluku.