AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 14:16

Kristi Pinderi: Veliajn e mund Belind Këlliçi! Nuk fitohet me doktorë të sinqertë

Kristi Pinderi: Veliajn e mund Belind Këlliçi! Nuk fitohet me

Në Partinë Demokratike ka nisur procesi i primareve, që do të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet lokale 2023. 

Për garën e Tiranës, janë konfirmuar si kandidatë Belind Këlliçi dhe doktori Ilir Alimehmeti. Gjithashtu pritet që të marrin pjesë edhe aktori i humorit, Julian Deda dhe Gerti Bogdani. 

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Kristi Pinderi, mendon se kandidati që ka potencialin më të madh, për të mundur Veliajn, është Belind Këlliçi. 

"Zgjedhjet me te rendesishme politike te dy dekadave te fundit ne Shqiperi jane zgjedhjet qe do vendosin nese Erion Veliaj do vazhdoje te shkaterroje Tiranen ose jo. Belind Kellici eshte lloji i kandidatit te cilit Veliaj i trembet me shume. Kellici eshte njeri politik. Eshte i ri. Ndryshe nga Veliaj "i ri" i kohes se Mjaftit, Kellici eshte transparent. Veliaj i Mjaftit thoshte se do luftonte apatine e shqiptareve jo per te hyre ne politike por per ta ndryshuar ate nga jashte. Ne fakt, ai mashtronte, sepse Mjafti ishte nje mjet parapolitik per te hyre ne politike me avantazhin e dikujt qe eshte medemek i paster dhe i paperlyer. Ne te vertete, Veliaj i Mjaftit eshte i vetmi politikan ne Shqiperi qe ka hyre ne politike i perlyer keqazi, qe para se te hynte aty zyrtarisht! Kellici, eshte e kunderta: jo vetem ka hyre i paster ne politike, por po vazhdon te prodhoje alternative dhe besim pa u perlyer, edhe pse eshte ne politike. Kellici ka te njejtin arsimim cilesor qe Veliaj pretendon te kete.

Ti mund te shikosh Kellicin dhe kupton qe po shikon nje te ri shqiptar qe nuk po te trajton si dike qe mund ta mashtroje. Shikon pastaj Veliajn dhe e kupton qe tek dy fjalet e para qe po te mashtron, njesoj si ata shitesit e tenxhereve, apo si agjentet e tele-marketingut! Perballe Veliajt nuk fitohet me doktore te sinqerte qe bejne mire punen e doktorit e te shkencetarit. Kandidate si Kellici jane ata te cilet kryetari i korruptuar i Bashkise se Tiranes i ka frike ti kete perballe", shkruan Pinderi në rrjetet sociale. 

Poll