AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 15:00

Udhëtimet/ Rama krahasohet me Berishën (Shifrat)

Udhëtimet/ Rama krahasohet me Berishën (Shifrat)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të shumta për udhëtimeve me charter jashtë vendit.

Rama gjithashtu nuk la pa shënjestruar opozitën duke e akuzuar për shpifje. Ai ka bërë publike ato që janë shifrat e shpenzimeve, sipas tij, të vetat dhe Sali Berishës kur ishte kryeministër.

Me një llogaritje të thjeshtë referuar shifrave të Ramës del se Berisha harxhonte gati 4-fishin e tij për udhëtimet jashtë vendit.

“Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: 

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2010 – 251.365 Lek të reja. 

2021 – 64.972Lek të reja”. Kështu shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se ditën e djeshme hakerat iranianë publikuan të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

Në materialin PDF me 65 faqe ka të dhëna të kreut të qeverisë që kanë të bëjnë me pasaportën, numrin e telefonit, adresën zyrtare ku banon, por edhe udhëtimet e tij jashtë shtetit nga janari 2005 deri në maj 2022.

Kreu i PD nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit, për të cilin tha se ka lënë në mjerin shqiptarët. Berisha tha se është një çmenduri që edhe presidenti amerikan Xhorxh, ka udhëtuar sa gjysma e kryeministrit Edi Rama. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se karburantin, rrogat e pilotëve dhe stjuardesave që shpenzon me të paktën 1 udhëtim shkojnë 150 mijë euro.