TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të dhënat e publikuara nga hakerat për lëvizjet e kryeministrit Edi Rama me avion kanë ngjallur debate të shumta.
Të dhënat tregojnë se Rama, jo vetëm udhëton shpesh me charter, por kalon një kohë të konsiderueshme jashtë vendit.
Lajmi ka shkaktuar mjaft zemërim në opinion publik. Por nuk kanë munguar as ironitë.
“Thonë kot që na qeveris prej 9 vjetësh. 2-3 vite paska qenë në udhëtim...”, shkruan gazetari Lutfi Dervishi.
“Njoh njerëz që edhe kur kanë vetëm 8000 lekë të vjetra në xhep, marrin taksi në vend të urbanit. Prandaj liderat që prodhon ky vend përdorin fluturime private!”, ironizon gazetari Edi Oga.