AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 12:32

“Zbret ajo si stalaktite në shpellë”/Alfred Lela i bën poezi ambasadores Yuri Kim

“Zbret ajo si stalaktite në shpellë”/Alfred Lela i

Pas poezive për Sali Berishën dhe Ilir Metën, gazetari Alfred Lela ka bërë poezi edhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Poezia titullohet “Silueta e ambasadores”

Poezia e Lelës:

Silueta e Ambasadores

Obeze është silueta e saj,

një buffalo i stërmadh,

pllakator i hiperfuqisë.

Hartë e Amerikës me Grand Canyion si hepim frojdian.

E atij vendi që zbret nga qielli si gyp ujrash shiu

për të bërë luftën, paqen, shiun, diellin

dhe një sundae të paparë për të dielat protestante.

Silueta e saj.

Me shkopin dhe karrotën

dhe një chip on her shoulder.

Zbret ajo në Shqipëri,

vendin që nuk ka shpatulla, por vetëm zemërata.

Në vendin e Ponc Pilafit,

konsullit romak që e vret Krishtin me paçe koke në gojë, 

vendin e Princit Ëied që nuk e zhbën dot Kavajën dhe as Shijakun

e haxhiut Qamil.

Zbret ajo si stalaktite në shpellë,

një emoticon metalurgjik i melting pot-it amerikan.

Një siluetë si e saj nuk vjen më, thonë admiruesit.

Është një çukë e re: me Lenkë dhe mëndafsh në vend të teritalit.

Pa Myzeqenë hambar- por me ishullin Guam,

pa tytat e Traktatit të Varshavës –por me Artikullin 5 të NATO-s.

Është ëndrra amerikane përmbi Lindjen e largët,

Actekët mbi Ande,

Paqësorin e trazuar dhe Alpet dinarike.

Një siluetë pra,

që nuk i rri asnjë kostum, por të gjitha hijet i shkojnë.

Silueta e Ambasadores.

Një ‘qe palla’ me të padrejtët,

Një gisht mbi të drejtët.

Një gong që bie në minutën e parë

për të lajmëruar raundin e ri të bisedimeve,

që do të përmbyllet duke kërcyer rreth çështjes

(by dancing around the issues).

Duke bërë filibusterin demokracisë.

Sepse ajo, si një himen,

nuk e mban peshën fallike të ngjarjeve,

dhe thërret në skenë një shtatzani të ndërprerë,

jo me çezarian, por me cancel culture.

Shqipërisë i vjen anash ajo siluetë.

Dhe i pëshpërit për 100 vjetorin e marrdhënieve,

një coitus interrupted.

Por… Fuck Hodja!

If we see culture we cancel it.