AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 12:00

Afera e inceneratorëve, ish-zyrtarja e Ministrisë së Energjitikës paraqitet në GJKKO! Ja kërkesa e saj

Afera e inceneratorëve, ish-zyrtarja e Ministrisë së

Disa muaj pas arrestimit për përfshirjen në aferën e inceneratorëve, zyrtarja e Ministrisë së Energjetikës, Etleva Kondi është paraqitur sot në GJKKO.

Ajo kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” e cila është caktuar në muajin prill.

Anëtarja e Komisionit të Ofertave pranë Ministrisë së Energjetikës, Elteva Kondi cilësohet si një prej personave kyç në këtë aferë.

Ajo akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Gjithashtu ajo u thirr për të dëshmuar në komisionin hetimor të ngritur për aferën e inceneratorëve, por nuk u pyet. Kjo për shkak se ajo ishte në një proces hetimor nga SPAK.