AKTUALITET, 23 Korrik 2025, 13:05

Sherr në Ksamil mes 36-vjeçarit shqiptar dhe turisteve austriake, të rejat pretendojnë se i ngacmoi

Sherr në Ksamil mes 36-vjeçarit shqiptar dhe turisteve austriake,

Një incident është regjistruar paraditen e sotme në plazhin “Tre Ishujt” në Ksamil, ku janë përfshirë në një konflikt fizik një shtetas shqiptar dhe dy turiste austriake.

Sipas burimeve paraprake, 36-vjeçari Ledio Halka është konfliktuar me dy shtetaset austriake, Yagmur Ucal, 30 vjeç, dhe Mercan Ucal, 23 vjeç. Sipas policisë, turistet kanë goditur Halkën, ndërsa këto të fundit pretendojnë se janë ngacmuar fillimisht nga ai.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore të zonës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të tre personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.