TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Korçë.
Një 29-vjeçar dyshohet se është goditur me qytën e pistoletës nga një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës, pas një konflikti për motive të dobëta.
Arsen Metko dyshohet se kanosi dhe goditi 29-vjeçarin duke i shkaktuar lëndime në trup. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të Metkos iu gjetën 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të shtetasit A. M., 30 vjeç, banues në Korçë.
Mbrëmjen e djeshme ky shtetas në fshatin Dvoran, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, shtetasin B. H., 29 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A. M., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.