AKTUALITET, 27 Korrik 2023, 13:24

Berisha: Tek Gjiknuri do të gjeni hotele, i ka vendosur në emër të një tjetri

Berisha: Tek Gjiknuri do të gjeni hotele, i ka vendosur në emër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se ish-ministri i Energjetikës, Daminan Gjiknuri ka rol kryesor “në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit”.

Ai theksoi se nëse hetohet tek Gjiknuri do të gjejnë hotele, sipas një burimi të tij, i cili sipas Berishës është gati të dëshmojë.

“Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht”, theksoi ish-kryeministri.

“Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën. Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele.

Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht. Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti”, tha Sali Berisha në një deklaratë për mediat.