AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 15:49

Sherr me thika mes dy të miturve në Shkodër, plagoset 16-vjeçari, në kërkim autori

Sherr me thika mes dy të miturve në Shkodër, plagoset

Sherr mes dy të miturve në Shkodër. Mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi me inicialet Xh. P., ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin me inicialet K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.