AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 13:26

'Dua të takoj pastorin që jeton në Francë'/ Nuredin Dumani kërkon takim special brenda burgut

'Dua të takoj pastorin që jeton në Francë'/

'Takim special me një pastor që jeton në Francë'-kjo është kërkesa e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale. 

“Ora News” ka zbuluar se bëhet fjalë për një pastor me origjinë nga Franca, që jeton në vendin tonë e për të cilin Dumani ka pasur kontakte para së të arrestohej. Është ende e paqartë arsyeja e këtij takimi. Por nëse takimi me këtë pastor nuk realizohet ai ka dhënë edhe një emër tjetër.

Kjo kërkesë e tij do t’i depozitohet Prokurorisë ku do të jetë ky organ që do ta pranojë ose jo kërkesën e të penduarit të drejtësisë. Nuredin Dumani edhe në seancat gjyqësore të zhvilluara në GJKKO është shfaqur më një varëse me kryq duke e ekspozuar.