AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 15:44

Begaj mori edhe parukieren e gruas në OKB, reagon “Lëvizja Bashkë”: Abuzim dhjetëra mijëra dollarë!

Begaj mori edhe parukieren e gruas në OKB, reagon “Lëvizja

‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorrit, ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi mbi presidentin Bajram Begaj, i cili ka marrë me vete një numër të lartë shoqëruesish për qëndrimin në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e OKB. 

Mes emrave në listën e delegacionit që shoqëron Begajn, është edhe parukierja e bashkëshortes së tij, një shoqëruese e bashkëshortes, djali i Presidentit dhe një numër i lartë këshilltarësh. 

'Lëvizja Bashkë' thekson se Begaj ka abuzuar me dhjetra mijëra dollarë, nga paratë e taksapaguesve, për shpenzime të panevojshme. 

REAGIMI I LEVIZJES BASHKË: 

ABUZIMI ME PARATË PUBLIKE NUK KA TË NDALUR

Pjesëmarrja e Presidentit te Republikës Bajram Begaj në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, shpalosi edhe një herë traditën e abuzimit të vazhdueshëm të shtetarëve tanë me paratë publike.

Miq, familjarë, truproja, madje edhe një parukiere, plot 21 emra, do të jenë shpura shoqëruese e Begajt në Nju Jork, duke i kushtuar buxheti disa dhjetëra mijëra dollarë shpenzime të panevojshme.

Shpenzimet e luksit për zyra, vetura, dieta dhe hotele janë prioritare për Edi Ramen dhe ministrat e tij. Jo larg, më 25 maj, deputetët e mazhorancës dhe i gjithë parlamenti votuan unanimisht për ta rritur pagën e tyre në mbi 3 milionë lekë në muaj. Pagat e ministrave, gjykatësve të lartë dhe vetë presidentit u rriten gjithashtu ndjeshëm. Sot po diskutohet rritja e mëtejshme e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq pensionet, asistenca sociale dhe kempet e invaliditetit, ndihma për jetimët dhe shpenzimet për më të varfrit e të pafuqishmit e shoqërisë mbeten nga më të ultat në Evropë. Pagat e punëtorëve, mësuesve dhe nëpunësve të vegjël gjithashtu. Minimumi jetik refuzohet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit. Lëvizja BASHKË është kategorikisht kundër abuzimit me paratë publike. E kemi dëshmuar këtë parim me fjalë e me vepra. Abuzimi është shenja se hajdutëria e tyre nuk ka më kufi.

Begaj mori edhe parukieren e gruas në OKB, reagon “Lëvizja