AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 13:48

Operacioni "Tempulli"/ Gjykata lë në burg nëntë të akuzuarit në Elbasan, mes tyre edhe “Ujku i Cërrikut”

Operacioni "Tempulli"/ Gjykata lë në burg nëntë

Gjykata ka vendosur masë "Arrest me burg" për të arrestuarit në kuadër të operacionit "Tempulli" në Elbasan. 

Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa, janë emrat e 9 të arrestuarve që u lanë në burg. 

Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së dograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët.

Operacioni përfshiu disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjeve të lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit u goditën 23 grupe kriminale dhe u vunë në pranga mbi 200 persona. Priten ende arrestime të tjera në vijim.