AKTUALITET, 25 Tetor 2022, 16:26

Shegët kalben në pemë! Në Lezhë, fermerët e moshuar e kanë të pamundur të kujdesen dhe tregtojnë prodhimin

Shegët kalben në pemë! Në Lezhë, fermerët e

Fermeri Nik Gila tregon që pas emigrimit të fëmijëve çdo gjë është bërë dhe më e vështirë për atë, ku veç mungesës së tregut, duhet të përballet dhe me kalbjen e shumtë të shegëve pasi nuk ka fuqi që të vjelë. Sipas tij, vlera që tregtarët japin, nuk i përballon harxhimet e bëra të një viti.

Në 7 vite, Gila ka mundur të shesë vetëm një herë një pjese të prodhimit të tij, e nga shteti është financuar vetëm vitin e parë të prodhimit.

Në Lezhë, fermerët po hasin çdo ditë vështirësi për gjetjen e një tregu për prodhimet e tyre, ç’ka bën që shumë kultura bujqësore të mbeten stok, duke shënuar, veç humbje ekonomike për fermerët./TCH