TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar paraditen e kësaj të diele ka bërë me dije se në zonën e Thethit vijojnë që të bien ortekë.
Përmes një video të postuar në Facebook shihet sesi bora e rënë në një rrugë ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në aksin Bogë-Theth.
Ndërkohë vazhdimisht mjetet e pastrimit qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve.
Postimi:
Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin.
Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks
Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem.