TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Fierit, burgu i Peqinit ka kaluar në një kontroll të befasishëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për kapjen e sendeve të ndaluara brenda IEVP-ve.
Operacioni është zhvilluar pak përpara mesnatës së djeshme pas sinjalizime se brenda burgut të Peqinit, të dënuarit posedonin sende të ndaluara.
Dy grupe të Forcave Operacionale gjatë kontrollit të ushtruar, konstatuan 3 telefonë celularë, 3 karikues dhe 4 kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi një operacion të ngjashëm në IEVP-në e Fierit ku u gjetën lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara.
Gjatë kontrollit në burgun e Fierit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.