AKTUALITET, 8 Gusht 2023, 10:38

Arrestohen dy drejtues mjetesh, kapen në flagrancë nën efektin e drogës

Arrestohen dy drejtues mjetesh, kapen në flagrancë nën efektin e

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë, pasi drejtonin automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Mësohet se shtetasit me iniciale Xh. B., dhe S. L., kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas që drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. B., dhe S. L.

Këta shtetas u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se këta shtetas drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.