AKTUALITET, 14 Gusht 2023, 12:38

Sarandë, banorët presin me orë të tëra për aplikimin e kartës së identitetit

Sarandë, banorët presin me orë të tëra për

Aplikimi i kartës së identitetit në Sarandë, ka shkaktuar radhë në zyra. Pranë zyrave të aplikimit qytetarët po detyrohen të presin me orë të tëra për tu pajisur me kartën e identitetit.

Fluksi i aplikimeve përgjatë këtyre ditëve ka ardhur edhe si pasojë e numrit të lartë të emigrantëve, të cilët kanë vendosur që pushimet e verës t’ i kalojnë në vendin e tyre.