TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas zgjedhjeve të 14 majit, kur aleanca e tyre humbi thellë në zgjedhje, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk vihet re e njëjta marrëdhënie e ngushtë që kanë pasur më përpara.
Berisha është pyetur ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e reja në Bashkinë e Kukësit, të cilat priten të mbahen më 24 shtator.
Berisha tha se ende nuk është vendosur nëse do të marrin pjesë në këto zgjedhje me Partinë e Lirisë.
Gjithashtu, janë në diskutim edhe për procedurën të cilën do të ndjekin, a do të zgjidhet kandidati përmes “Primareve” apo jo.
“Me aleatët po diskutohet sapo të vendoset do t’ju njoftoj”, tha Berisha.