TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar tërheqjen e përkohshme të stafit të saj nga ambasada britanike në Teheran, për shkak të situatës aktuale të sigurisë në vend.
“Si masë paraprake, kemi vendosur të tërheqim përkohësisht stafin tonë nga Irani,” thuhet në një deklaratë të Zyrës së Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Pavarësisht kësaj, ambasada britanike do të vijojë funksionimin në mënyrë të decentralizuar, përmes punës në distancë.
Kjo masë vjen vetëm disa ditë pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi edhe tërheqjen e përkohshme të familjarëve të stafit të ambasadës dhe konsullatës në Izrael, gjithashtu për arsye sigurie.