TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kompania që ka në zotërim anijen me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë pak javë më parë ka depozituar në GJKKO një kërkesë për heqjen e sekuestros të vendosur në SPAK.
Sipas News 24, kërkesa është depozituar ditën e sotme nga përfaqësues dhe avokati i kompanisë “MS Unistream & CO.KG”.
Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.
Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit. Anija e mallrave ishte nisur nga një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas 20 ditësh lundrim.
Ajo u vendos në terminalin lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.