AKTUALITET, 19 Korrik 2022, 09:37

Hapen zyrtarisht negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vendet marrin miratimin nga KiE në rrugën drejt Bashkimit Europian

Hapen zyrtarisht negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e

Vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është marrë mbrëmë në mesnatë nga Këshilli i Europës. 

Kështu të dyja vendet do të ulen sot në konferencën e parë ndërqeveritare me statusin zyrtar të vendit kandidat për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Mëngjesin e sotëm kryeministri shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europuan Ursula Von Der Leyen dhe përfaqësuesin e qeverisë çeke, i cili është vendi i radhës që mban presidencën e BE.

Drita jeshile drejt hapjes së negociatave për të dyja vendet u çel në fundjavë pas vendimit të RMV për të pranuar propozimin francez dhe nënshkrimit të protokolleve mes Sofjes dhe Shkupit.

Në tryezën e parë ndërqeveritare, pritet që delegacioni shqiptar të ulet në orën 11:00.

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.


Antarët e delegacionit në tryezën e parë: 

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTATTryeza e Dytë
Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike
Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së
Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së
Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin