AKTUALITET, 19 Korrik 2022, 10:29

Përplasi me mjetin lundrues një fëmijë, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Përplasi me mjetin lundrues një fëmijë, arrestohet

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi nuk respektoi kufizimet me bova detare dhe u fut në një zonë ku nuk lejoheshin mjetet lundruese duke dëmtuar një shtetas të mitur.

Njoftimi/ Vlorë

Nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese, për pasojë dëmtoi një shtetas të mitur, vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues tip motoskaf.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në plazhin e Jonufrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.