TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Goditet grupi kriminal nga Garda Civile në Spanjë, ndërsa në pranga kanë rënë disa persona.
Autoritetet kanë rënë në gjurmët e një vrasje që për pasojë ka sjellë e zbulimin e këtij grupi kriminal të zhvendosur në Europën Lindore.
Mes të arrestuarve që pritet të paraqiten në gjykatë janë edhe autorët e vrasjes së një 43-vjeçari serb dhe autorët e tentativës së vrasjes së një 41-vjeçari tjetër.
Personat e arrestuar ishin të vendosur në Costa del Sol dhe ishin të lidhur me trafikun e drogës, armëve dhe grabitjeve të shtëpive. Të arrestuarit janë me kombësi shqiptare, polake dhe serbe.
Vendi i takimit mes dy organizatave nuk ka qenë i rastësishëm dhe se disa prej tyre erdhën nga Kosta del Sol dhe një pjesë nga province e Grandas. Në momentin që agjentët mbërritën në vendin e ngjarjes në komunën e Orgivës, gjetën një person të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu në vendin e ngjarjes, autoritetet gjetën edhe dy automjete.
Hetimi i Gardës Civiel ende nuk konsiderohet i mbyllur dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të tjera.