TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet J. P., 47 vjeç.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 26 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin e datës 17.12.2021, nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec.