TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha ka qenë sot në Shijak në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezeart Tusha, ku deklaroi se kandidatët e PS emërohen me valixhe me para, të cilat ua kanë vjedhur qytetarëve.
Berisha u shpreh se qeveria Rama në këto 8 vite ka grabitur shqiptarët dhe ka zaptuar të gjitha pushtetet.
Ai bëri thirrje që më 14 maj qytetarët të votojnë për t’i dhënë fund pushtetit monist.
“Shkodra, Kavaja, Shijaku ishin ndër bastionet e para. Po të vështrosh popullatën e këtyre zonave gjen myslimane të përkushtuar, katolikë, ortodoksë, por të gjithë të bashkuar në vlerën më eprore, në besimin tek Zoti. Ky besim, kjo sakrificë bëri që ata të ishin më të parët të mbështesnin demokracinë. Sistemin e vlerave, lirinë. Sot në Shijak dhe në Shqipëri përballen dy përpjekje dy filozofi, dy rryma, përpjekja e idealistëve, atyre që i besojnë lirisë me një sekt i cili trajton qytetarët shqiptarë si qenie inferiore. Trajton shqiptarët në mënyrën më të padenjë, si qenie për t’i vjedhur çdo ditë e më shumë. Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidatë me plot problematika. Këta kandidatë dalin nga bodrumi i Edi Ramës, emërohen mbi bazën e valixheve me euro që i dorëzojnë atij dhe bashkëpunëtorëve dhe që çdo cent ua kanë vjedhur qytetarëve të bashkive të vendit. Përfaqësuesit e Ramës, me qëndrimet e tyre dhe vjedhjet e tyre të taksave lanë në vend numëro zhvillimin. Qendrat e rilindjes urbane kanë kushtuar 2.3 mld euro, sikur të ishin pllaka me gurë të çmuar dhe jo rrasa guri të nxjerra kudo në malet e Shqipërisë. Ndërsa kandidatët tanë mishërojnë sot vlerat më të mira”, tha Berisha.