AKTUALITET, 25 Prill 2023, 19:00

Grabiti 140 mln euro përmes mashtrimit, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për ekstradim e Lianbing Chen

Grabiti 140 mln euro përmes mashtrimit, Gjykata e Lartë refuzon

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për ekstradim të Lianbing Chen, i cili akuzohet nga autoritetet kineze për një mashtrim me vlerë 140 milionë euro. Mësohet se të riut i është revokuar masa e arrestit në shtëpi.

Kujtojmë se Chen është liruar në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa ai ka kundërshtuar ekstradimin drejt Kinës.

37-vjeçari dyshohet se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 milionë eurosh.