TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se qeveria ka në fokus forcimin e kapitalit njerëzor dhe për këtë po adreson mbështetje të vazhdueshme për rritjen e kualifikimit të kapitalit njerëzor dhe performancës. Në ditën e dytë të forumit, Balluku tha se Shqipëria do të jetë eksportuese neto e energjisë në vitin 2029.
“Ky forum, – tha ajo, – shërben si një vendtakim për të diskutuar për atë se çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të përmirësojmë në funksion të ruajtjes së performacës së produktitvitetit”. “Reformimi i thellë i sistemit të pagave, ku synojmë ta çojmë pagën mesatare në 900 euro dhe pagën minimale në sektorin privat ta rrisim në 40 mijë lekë, janë nisma që mbështesin këtë mision të rëndësishëm të qeverisë”, tha Balluku.
Sipas saj, qeveria do të mbështesë edhe pensionistët. “650 mijë pensionistë kanë qenë përfitues të bonusit dhe një këst i dytë i këtij bonusi do të jepet në shtator”, theksoi Balluku.
Gjithashtu, shtoi ajo, qeveria mori vendimin për t’i subvencionuar bizneseve koston shtesë të sigurimeve nga rritja e pagës minimale. “Shqipëria 2030 po implementon strategji të zhvillimit të infrastrukturës dhe veprave publike. Në 2029 Shqipëria do të jetë eksportuese neto e energjisë duke zhvilluar investime në diversifikimin e burimeve alternative për prodhimin e energjisë elektrike”, tha Balluku.