TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një punonjës i ndërmarrjes komunales në bashkinë e Patosit ka denoncuar sot në polici eprorin e tij, duke e akuzuar për dhunë.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se 55-vjeçari me inicialet B.P., akuzoi shefin e tij me inicialet P. P., me pretendimin se ka dhunuar për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.
"Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.", thuhet në njoftimin e policisë.