TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i grupit të Alibeajt, për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një vizitë në ekspozitën me punime nga disa artistë të rinj në praninë e regjisorit Armand Bora dhe Gjergj Hani. Gjatë vizitës u ndal edhe në programin për kulturën në Tiranë dhe premtoi mbështetje për artistët
Bejko tha se Bashkia do dalë garant për kredi në mbështetje të artistëve dhe do të ndërmjetësoje me bankat e nivelit të dytë për projektet kulturore që do të aprovohen nga Bashkia.
Pikë tjetër e programit është përfshirja e të gjithë qytetarëve në aktivitetet e artit dhe kulturës, ndonëse nuk kanë mundësi. Kjo do të mundësohet përmes një karte të kulturës, që do të mundësohet për të gjithë maturantët, studentët, pensionistët, njerëzit me aftësi ndryshe, si edhe për ata që s’kanë mundësi financiare.
"Në këtë aspekt themi që në Tiranë, jemi deficitarë akoma si shoqëri në kuptimin e artit, sepse u pa te sjellja e pushtetit në raport me artin: ishte rasti i Teatrit të Tiranës. Nëse do të kishim bashki ose një shoqëri demokratike, në kuptimin politik por edhe institucional, vendimi për prishjen e teatrit duhet t’iu takonte qytetarëve. Hidhe në referendum dhe e vendosin qytetarët e duan apo nuk e duan, sepse tek e fundit për kë është ai institucion, për kë është teatri; është për qytetarët. Nëse qytetarët ndihen komod në një institucion dhe ta konsiderojnë atë edhe pse i përket periudhës së fashizmit, shumë mirë, ta konsumojnë. Sepse ne po zhdukim shtresëzat e qytetërimeve në raportin e memories. Këto u shkatërruan. Problemi është se çdo epokë përfaqëson diçka. Kemi epokën otomane në qytet, që gati po e asgjësojmë, sepse po e zëvendësojmë me kulla të larta. Kemi epokën e Mbretit Zog, ardhjen e Italisë, ndërtimin e një Tiranë që po mundohen t’i zhdukin çdo lloj gjurme, duke mbajtur vetëm ato godinat qendrore anës Bulevardit. Vjen epoka e socializmit, socrealizmit. Edhe këtu ka dalë ligji që çdo lloj godine që i takon asaj kohe do të shembet sepse, rrezik tërmeti, njërën-tjetrën. Nuk fillon historia sot, me ardhjen time apo të dikujt tjetër në pushtet. Pra, duhet ruajtur trashëgimia kulturore. Dhe brezat duhet të njihen edhe me shtresëzimet arkitekturore të periudhave të ndryshme, sepse çdo filozofi ka një lloj përfaqësimi. Ideja është që të krijohet një zonë tampon, natyrisht, me dashjen e qytetarëve, jo pa dashjen e qytetarëve, jo me imponimin e pushtetit, të dhunës së pushtetit etj, por qytetarët ta zgjedhin vetë. Nëse janë dakord ta konservojnë zonën e tyre, dhe prej saj, duke shikuar të shkuarën të jetojnë të tashmen, siç thotë profesor Fuga te “Rënia e Qytetit”, qytetet jetojnë sot duke shitur të shkuarën e tyre.
Pse duam ne t’i fusim qytetet në trashëgiminë kulturore të Unesco-s? Me qëllim që të ketë sa më shumë vizitorë, dhe këta vizitorë të sigurojnë një të ardhur të kënaqshme për qytetarët. Ky është njëri prej këndvështrimeve. Këndvështrimi i dytë që ne kemi për artin është ajo që ju thatë. Kreditimi. Bashkia duhet të dalë garant dhe të ndërmjetësojë me bankat e nivelit të dytë, që projektet ambicjoze që i aprovon edhe bashkia nëpërmjet një komisioni apo një zyre që duhet të ketë për çështjet e artit dhe të kulturës, për projektet e përbashkëta, ose asistencë që duhet t’iu japë artistëve. Qoftë edhe nga fondet e Bashkimit Europian që jepen për artin dhe kulturën. Sepse tek e fundit një artist, nuk e njeh mirë metodologjinë e bërjes së një projekti, që të jetë konkurrues, sepse kur konkurron në BE nuk konkurron vetëm ti si Tiranë, apo ti si shqiptar. Është gjithë rajoni, mund të jetë e gjithë Europa. Ne si Shqipëri jemi deficitarë në thithjen e fondeve të BE-së, në të gjitha dimensionet, qoftë për infrastrukturën, qoftë për superstrukurën, qoftë për artin, qoftë për kulturën, shkencën etj. Universitetet ecin pak më mirë në raport me institucionet shtetërore, sepse kanë kapacitetet njerëzore, burime njerëzore që të thithin fonde. Janë të shkolluar, të trajnuar.”, tha Bejko.