TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa vendi ynë u trondit nga një vrasje mafioze në mes të ditës, siç ishte ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit. Nikulak u vra më 19 prill në lokalin e tij.
Protothema.gr i ka kushtuar së fundmi një artikull kësaj ngjarje, teksa që në nisje shkruan: “Delivery” ekzekutoi biznesmenin në lokal”, kjo edhe për faktin se autori përdori një motor, me skafandër dhe i veshur me fosforeshentë.
“Në vendin fqinj vrasja e një biznesmeni ka mbajtur frymën. Disa ditë me parë u raportua vrasja e 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, në Shëngjin në Lezhës. Në rrjet qarkulloi një video e rëndë e momentit të vrasjes. Ardian Nikulaj ishte ulur në lokalin e tij kur një i panjohur i veshur si ‘Delivery’ dhe me maskë, ka hyrë brenda është afruar drejt tij ka nxjerr armën dhe qëllon shtatë herë. Sakaq për këtë ngjarje hetimet ende vazhdojnë ndërsa po hetohen edhe përplasjet në të shkuarën e biznesmenit”, shkruan mes të tjerash media greke.