AKTUALITET, 13 Qershor 2024, 11:24

Vrasja e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë

Vrasja e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, kërkoi

Portugezi Ruben Saraiva i cili është i dyshuar si autor për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Lezhës. Në këte seancë Saraiven kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokati i Saraiven, Kujtim Cakrani, tha pas përfundimit të seancës se nuk ka asnjë provë ndërsa prokuroria ka kërkuar sende personale nga Maroku, por i kanë kërkuar prokurorisë të zgjerojë hetimin. 28-vjeçari portugez u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të 2023 dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.

Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok.

Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.