AKTUALITET, 13 Maj 2025, 18:37

Votat e Diasporës/ Dominon PS, thellohet diferenca me PD-në

Votat e Diasporës/ Dominon PS, thellohet diferenca me PD-në

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.

Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 60400 zarfe.

Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 32091 vota, e ndjekur nga PD me 17461.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 5002 vota, Lëvizja Bashkë 1588 vota, Partia Mundësia 2041 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 666 vota.