AKTUALITET, 13 Maj 2025, 19:20

Mundësia shumë pranë marrjes së mandatit të dytë, PD rrezikon të bjerë në 13 mandate në Tiranë

Mundësia shumë pranë marrjes së mandatit të dytë,

Partia Mundësia është shumë pranë marrjes së mandatit të dytë në Tiranë dhe po "lufton" për çdo votë. PD rrezikon të zbresë në 13 mandate. 

Në qarkun e Tiranës mbeten pa numëruar edhe 51 kuti votimi, por ka ende vota të diasporës për t'u numëruar. 

Ditën e sotme, kreu i Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar tentativat për manipulim në procesin e numërimit, për të dëmtuar partinë që ai drejton.