TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në qarkun e Tiranës ka filluar numrimi i votave preferenciale për secilin kandidat. Kështu në radhët e Partisë Socialiste nga 120 kuti të numëruara, kryeson Blendi Gonxhja me 5333 vota.
I dyti renditet ish ministri Fatmir Xhafaj me 2123 vota, ndërsa i treti Ornaldo Rakipi me 1366.
Siç shihet nga renditja e publikuar nga KQZ, deri tani Rakipi ka kaluar edhe deputetin veteran të PS, Erion Braçe, i cili renditet i katërti me 1256 vota.
Megjithatë rezultatet mund të ndryshojnë, pasi ka ende shumë kuti për të numëruar.